25 Dhjetor 2024

KE: Romët te përfshihen në Shtetet Anëtare të BE-së

Prishtinë, 8 prill - Me rastin e 7 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Komisioni Evropian ka theksuar nevojën për përpjekje më të fuqishme për përfshirjen e Romëve në BE dhe në Ballkanin Perëndimor. 

Komisioni Evropian gjatë vitit 2011 në rajon do të organizojë një varg konferencash për këtë qëllim.

Komisioni Evropian për të theksuar përkushtimin e shteteve anëtare të BE-së për përfshirje të Romëve, më 5 prill 2011 ka miratuar "Kornizën Evropiane të Strategjive Kombëtare për Integrimin e Romëve.

"Përkundër disa qëllimeve të mira të politikanëve kombëtar, ka pasur shumë pak ndryshime në jetën e shumicës së romëve gjatë viteve të fundit", ka thënë Nënpresidentja Viviane Reding, Komisionere e BE-së për Drejtësi. 

"Shtetet anëtare kanë përgjegjësi të përbashkët t'i dhënë fund përjashtimit të Romëve - nga shkollat, puna, kujdesi shëndetësor dhe banimi. Kjo është një sfidë serioze, e kjo është arsyeja e caktimit të synimeve për integrimin e Romëve dhe për nevojën e një përkushtimi të qartë nga të gjitha kryeqytetet, rajonet dhe qytetet në Evropë për vënien e tyre në praktikë. Tani është koha të lëvizim përtej qëllimeve të mira dhe të ndërmarrim veprime konkrete.  Më e rëndësishmja për mua është që Shtetet Anëtare të ndihmojnë që së paku të gjithë fëmijët romë të përfundojnë arsimin fillor."

Kjo Kornizë e BE-së do të ndihmojë në udhëzimin e politikave kombëtare për romët dhe për mobilizimin e fondeve që janë në dispozicion në nivel të BE-së për përkrahjen e përpjekjeve për përfshirjen e tyre.  Korniza përqendrohet në katër shtylla:  qasja në arsim, vende të punës, kujdes shëndetësor dhe banim.  Shtetet anëtare pritet të përcaktojnë synimet përkatëse kombëtare për integrimin e romëve në proporcion me popullsinë në territorin e tyre dhe varësisht nga pika fillestare e tyre.

Komisioni Evropian gjatë këtij viti do të organizojë konferenca për shqyrtim me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me hisedarët tjerë ndërkombëtar. Në këto takime do të theksohet nevoja për përkushtim të fuqishëm politik në rajonin e Zgjerimit për përfshirjen e Romëve si pjesë e procesit evropian.

Takimi në Kosovë do të mbahet më 11 maj në Prishtinë dhe do të bashkëkryesohet nga Drejtori për Ballkanin Perëndimor në DP për Zgjerim, z. Pierre Mirel.


Në takim do të përfshihen çështjet siç janë: regjistrimi civil, arsimi, shëndetësia dhe banimi për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë dhe do të kërkohet përkushtim i fuqishëm Politik dhe veprime të mëtejme për përfshirjen e RAE.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)