11 Janar 2025

KE pranon dritën e gjelbër për negociatat me Kosovën

Prishtinë, 22 tetor - Komisioni Evropian (KE) mirëpret vendimin e Këshillit për autorizimin e Komisionit për nisjen e negociatave me Kosovën për një marrëveshje kornizë që i mundëson Kosovës pjesëmarrjen në programet e BE-së.
 
Sapo që të negociohet dhe të nënshkruhet kjo marrëveshje, Kosova do të ketë mundësi që të marrë pjesë në të gjitha programet e BE-së që janë të hapura për të gjitha vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor.

\"Ky është një hap i mirëpritur i cili e sjell Kosovën një hap më afër përfitimit nga programet e BE-së, si të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ne tani do t’i fillojmë negociatat me Prishtinën për draft marrëveshjen kornizë në konsultim me Këshillin,\" tha Komisionari për Zgjerim dhe Politikë Evropiane të Fqinjësisë, Shtefan Fule. 

Komisioni ka propozuar një draft mandat për të negociuar një marrëveshje kornizë në mars të vitit 2011.

Pjesëmarrja në programet e BE-së do t’i ndihmojë Kosovës që të familjarizohet me politikat e BE-së në një sërë fushash dhe sektorësh politikë, dhe e ndihmon Kosovën që të shtyjë para reformat e nevojshme të ndërlidhura me BE-në. 

Sapo të negociohet, të pajtohet dhe të nënshkruhet marrëveshja kornizë, Kosova do të ketë mundësi që të jetë pjesëmarrëse në çdo program të BE-së, i cili është ose do të jetë i hapur për kandidatët potencialë që përfitojnë nga strategjia e para-pranimit e BE-së, me kusht që ai vend të plotësojë kriteret për pjesëmarrje.

Këto kritere janë specifike për secilin program dhe para së gjithash kanë të bëjnë me kapacitetin administrativ dhe financiar.

Kushtet dhe afatet për dorëzim, vlerësim dhe përzgjedhje të aplikacioneve nga Kosova do të jenë të njëjta sikurse për kandidatët e tjerë potencialë.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)