11 Janar 2025

KE miraton rezolutën për Kosovën

Strazburg, 22 janar - Në mbledhjen e sotme Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me 115 vota për dhe 11 kundër ka miratuar rezolutën e cila rekomandon që Kosova dhe Këshilli i Evropës të vendosin raporte të drejtpërdrejta.

Kjo ishte edhe ndër pikat me të rëndësishme të raportit të detajuar për situatën në Kosovë, që u paraqit në deputeti socialist, suedezi Bjorn von Sidow.

Raporti e vlerëson pozitivisht dialogun Kosovë-Serbi por kritikon autoritete kosovare se nuk kanë bërë sa duhet në zbatimin e ligjeve për të drejtat e njeriut si dhe në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

“Jeta në Kosovë mbetet e rëndë. Mbi 50 % e qytetarëve jetojnë në varfëri. Korrupsioni ka goditur po thuajse të gjithë sektorët. Funksionimi i rendit dhe ligjit duhet të përmirësohen. Dje morëm informata për sulmet ndaj varrezave të serbëve dhe të disa përmendoreve. Këto zhvillime u dënuan nga autoritete kosovare, ndërsa policia shtoi masat e sigurisë në zonat e ndjeshme. Sa u përket zhvillimeve të tjera sistemi elektoral po shkon drejt përmirësimit, ndërsa liria e shprehjes duhet të përmirësohet”, ka deklaruar Bjorn Von Sidow.

Marrë parasysh këtë situatë, raportuesi Bjorn Von Sidow i rekomandoi asamblesë parlamentare që të miratojë propozimin që Këshilli i Evropës pavarësisht politikës neutrale ndaj statusit të vendos raporte direkte me autoritetet në Kosovë.

“Raporti na bënë thirrje që të jemi më të angazhuar. Ne duhet të lejojmë autoritetet e Kosovës që në mënyrë të drejtpërdrejtë të marrin pjesë në implementimin programeve dhe aktiviteteve të Këshillit të Evropës. Kjo do të ndihmonte në promovimin e vlerave demokratike dhe evropiane në Kosovë”, ka shtuar raportuesi Bjorn Von Sidow.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)