KE kërkon ndalimin e riatdhesimit për refugjatët nga Kosova
Bruksel, 10 dhjetor - Këshilli i Evropës e paralajmëroi Gjermaninë për riatdhesimet me detyrim të refugjatëve në Kosovë.
Përballë gjendjes së atjeshme sociale dhe politike nuk është me vend të riatdhesohen grupe të diskuriminuara të popullsisë, si romët, shkruan komisari për të drejtat e njeriut i Këshillit të Evropës, Thomas Hammarberg, në një letër drejtuar ministrit të Brendshëm gjerman Thomas de Maizière (CDU).
Para së gjithash pakicat, si ajo rome, diskiminohen në Kosovë, përjashtohen dhe duhet të kenë frikë për sigurinë e tyre, thuhet më tej në letrën e komisarit.