23 Dhjetor 2024

KE kërkon angazhim në luftimin e korrupsionit

Prishtinë, 5 nëntor - Komisioni Evropian, në Kosovë ka mbetur i shqetësuar për krimin e organizuar, shpëlarjen e parave, korrupsionin, politizimin e gjyqësorit dhe mungesa e lirisë së mediave.

Raporti i Progresit pritet të miratohet të martën, më 9 nëntor, në Bruksel.

"Kapaciteti i administratës publike mbetet i dobët. Sundimi i ligjit mbetet çështje e shqetësimit serioz", thuhet në këtë Raport progresi. Raporti pranon se ka një lloj përparimi në reformën e sistemit gjyqësor dhe se janë miratuar katër ligje për reformimin e gjykatave, për prokurorinë, Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe për Këshillin e Prokurorisë.

Thuhet se ligji i gjykatave ka vendosur edhe sistemin e ri të rrogave, që dukshëm ka përmirësuar gjendjen e tyre. Si elemente shqetësuese përmenden "ndërhyrjet politike në gjyqësor, sidomos në rastet e riemërimeve të gjykatësve dhe të prokurorëve".

Raporti përmend rastet e hetimeve nga ana e EULEX-it në Ministrinë e Transportit dhe se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me EULEX-in, kishin arrestuar guvernatorin e Bankës Qendrore. Thuhet se "Qeveria ka bashkëpunuar në këto hetime". 

Kosova kritikohet edhe për progres të pamjaftueshëm në luftë kundër trafikimit të drogës, ku, me gjithë disa rezultate pozitive në nisjen e hetimeve, numri i rasteve të konfiskimeve dhe i dënimeve ka mbetur shumë i vogël.

Komisioni shpreh shqetësim edhe për problemin e shpëlarjes së parave në Kosovë.

"Financimi i partive politike nuk është në përputhje të plotë me standardet e BE-së. Fushat për shqetësim të madh mbeten prokurimi publik, gjyqësori dhe sistemi i zbatimit

Në aspektin ekonomik, Komisioni pohon se ndikimi i krizës globale në ekonominë e Kosovës është i kufizuar, se është arritur një rritje ekonomike, por tërheq vërejtjen për shpenzimet publike.

Komisioni në këtë Raport thotë se "nuk ka pasur progres në politikën e konkurrencës në treg dhe në politikën antitrust dhe subvencioneve shtetërore”. Problematike ende vazhdon të jetë edhe fusha e prokurimit publik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)