KE i vazhdon mandatin Pieter Faithit deri më 30 prill
Bruksel, 22 shkurt - Komisioni i Bashkimit Evropian për Politikë tëJashtme ia ka vazhduar mandatin Përfaqësuesit Special të BE-së nëKosovë, Pieter Faith, deri më 30 prill të këtij viti.
Faith-it i skadonte mandati në fund të shkurtit, kurse vendimi për tia vazhduar deri në prill u vërtetua me konkluzionet zyrtare të mbledhjes të sotshme të shefave të diplomacisë së BE-së.
Mandati i Faithit u vazhdua në mënyrë që BE-ja të fitojë kohë që të mendojë për mënyrën se si do të përfaqësohet në të ardhmen në Prishtinë dhe vazhdimin e mandatit të Faithit duhet parë në kontestin e vendosjes së shërbimit diplomatik evropian.
Ministrat e BE-së kanë marrë edhe disa vendime të tjera.