24 Dhjetor 2024

KE i kërkon ndryshimin e Ligjit zgjedhor

Bruksel, 15 mars - Komisioni Evropian i ka kërkuar Kuvendit të Kosovës të iniciojë procedurat për ndryshimin e Ligjit zgjedhor sa më shpejt që të jetë e mundur.
 
Në një raport 65 faqesh që i ka dërguar Kuvendit, Komisioni Evropian thekson nevojën për ndryshime në këtë ligj.

Komisioni Evropian, po ashtu e ka vënë theksin tek parregullësitë e procesit dhe për rrjedhojë ka kërkuar që të nisë sa më shpejt puna për ligjin e ri zgjedhor.

Sipas raportit, i publikuar në të përditshmen lokale “Zëri”, në procesin e votimit të 12 dhjetorit dhe më pas në atë të rivotimeve në disa zona janë konstatuar parregullësi, “të cilat nuk mund të zgjidhen pa shprehur vullnet politik”.

Raporti, i cili i është dërguar tashmë Kuvendit të Kosovës, jep në shumicën e faqeve rekomandime për mbarëvajtje më të mirë të proceseve të ardhshme elektorale.

Disa prej këtyre rekomandimeve, sipas dokumentit prej 65 faqesh, janë dhënë edhe në vitin 2009 por nuk janë marrë parasysh nga autoritetet kosovare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)