Katastrofat natyrore kushtuan në 125 miliardë dollarë
Munhen, 7 janar - Kostoja totale globale e katastrofave natyrore për vitin 2013 ka arritur në 125 miliardë dollarë, një rritje e dukshme krahasuar me vitet pararendëse, sipas një studimi të rrjetit gjerman Munich Re, të publikuar sot.
Shifra që pritet të mbulojë sektori i sigurimeve arrin deri në 31 miliardë dollarë, diçka më pak se shuma mesatare e regjistruar përgjatë dhjetë viteve të fundit, theksonte Munich Re, në raportin e publikuar sot në mediat vendase dhe evropiane.
Në këtë raport theksohej se dëmet dhe shkatërrimet më të mëdha janë shkaktuar nga katastrofat natyrore, që kanë përfshirë Evropën dhe nga kalimi i supertajfunit Haiyan në Azinë Juglindore.