Kaos për shkak të borës në Gjermani dhe Evropë
Berlin, 20 dhjetor - Bora e madhe dhe temperaturat e ulta kanë mbyllur pistat evropiane, kanë ngadalësuar trafikun rrugor, kanë anuluar fluturimet dhe kanë bërë që të ketë shumë probleme në qarkullimin rrugor.
Me mijrë pasagjerë kanë kaluar natën në aeroporte. Në Frankfurt nuk do të realizohen sot 300 nga 1300 fluturimet e parashikuara.
Lufthansa po punon me një plan të veçantë fluturimesh. Probleme ka edhe në qarkullimin e trenave dhe në rrugë, ku po shënohen vonesa të mëdha.
Në disa pjesë të Gjermanisë është ndaluar qarkullimi i kamionëve. Shërbimi meteorologjik njofton se edhe ditët e ardhshme do të bjerë dëborë në Gjermani.
Kushte të ngjashme po mbretërojnë edhe në shumë vende të tjera evropiane.
Bora e ka mbuluar Parisin, një rast i rrallë, por, që po përsëritet në javët e fundit në dimrin e pazakontë e të ftohtë.
Një e katërta e fluturimeve në aeroportin Çarld de Gol është anuluar deri pasdite.
Aeroporti Heathroë i Londrës nuk po pranon ulje dhe po lejon vetëm një grusht fluturime nga ky aeroport, ndërsa bora dhe akulli ka detyrurar mbylljen e pistave.
Aeroportet në Spanjë, Holandë, Danimarkë po ashtu kanë raportuar anulime ose vonesa të fluturimeve.