Kantrimen sot viziton Kosovën
Prishtinë, 11 shkurt - Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Tomas Kantrimen pritet sot të vizitojë Kosovën. Deri më tani është konfirmuar takimi me kryeministrin në largim, Hashim Thaçi.
Vizita e tij në Kosovë ishte planifikuar për të mërkurën, por kjo vizitë u anulua për shkak të mjegullës.
Kantrimen ka deklaruar më herët se Shetet e Bashkuara mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe qëndrimin e prerë se nuk mund të ketë negociata për ndarjen territoriale të Kosovës, apo për statusin e Kosovës, në dialogun që do të pasojë menjëherë pas krijimit të institucioneve të Kosovës, dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Kjo vizitë do të pasojë certifikimin e zgjedhjeve parlamentare të 12 dhjetorit dhe në prag të fillimit të negociatave për formimin e koalicionit qeveritar.
Kantrimen pritet t`i sugjerojë palët kosovare për formimin e shpejtë të qeverisë dhe përgatitjet për negociatat me Beogradin.
Kantrimen të mërkurën qëndroi në Tiranë, kurse të enjten ka vizituar Shkupin ku inkurajoi palët politike e dy vendeve për diaolog politik.