27 Prill 2024

Kantrimen kërkon zhbllokimin e rrugëve në veri

Washington, 3 gusht - Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Tomas Kantrimen ka konfirmuar se vendi i tij mbështet fuqishëm sovranitetin e shtetit të Kosovës, ndërsa ka bërë të qartë se barrikadat e vendosura nga serbët në veri duhet të largohen.

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Tomas Kantrimen ka ripërsëritu qëndrimin e Washingtonit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kundër çdo ideje për ndarjen e Kosovës, në një intervistë ekskluzive dhënë Televizionit të Kosovës.

“Qëndrimi SHBA-së në ndarjen e Kosovës është i qartë. Nuk do të ndodh. Kjo nuk është temë e diskutimeve në dialogun Prishtinë -Beograd. Por, as BE-ja nuk e konsideron si opsion”, ka thënë Kantrimen.

Duke i komentuar zhvillimet e fundit sidomos në veriun e vendit. Kantrimen ka kërkuar zhbllokimin e rrugëve në veri.

“Barrikadat në veri do të duhej të hiqen. Liria e lëvizjes së KFOR-it është shumë e rëndësishme për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Nëse KFOR-i nuk mund të përgjigjet në mënyrë të shpejtë, KFOR-i duhet të ketë mundësinë të reagojë“, ka thënë Kantrimen.

Lidhur me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në dërgimin e forcave speciale në veri javën e kaluar, Kantrimen ka deklaruar se qëllimet duhet të arrihen me veprime mirë të menduara dhe në bashkëpunim me Bashkësinë Ndërkombëtare. Ai ka kritikuar zërat, qoftë në Beograd qoftë edhe në Prishtinë se EULEX-i është armik.

“Këta janë partnerët tuaj me të cilët duhet të bashkëpunoni”, ka thënë Kantrimen.

Ai u ka bërë thirrje palëve që të vazhdojnë dialogun dhe të kthehen në tavolinën e bisedimeve. Kantrimen ka ritheksuar se SHBA-ja kërkon zgjidhje paqësore të çështjeve midis Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së, më 24 gusht do të diskutojë për situatën në Kosovë, përfshirë edhe rrethanat e fundit të krijuar në veri të Kosovës. Në këtë mbledhje, siç njoftohet në faqen zyrtare të OKB-së, do të diskutohet raporti i rregullt tremujor i Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon rreth situatës në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)