Kandiq: Të lirohen policët e Kosovës
Beograd, 15 qershor - Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia.
Në Twitter, Kandiq shkroi se Serbia duhet t’i kthejë policët kosovarë në Kosovë.
“MUP t’i kthejë policët kosovarë në Kosovë, me besimin se nuk e dinin se kishin kaluar kufirin dhe në shenjë kujtimi të fatit të vëllezërve Bytyqi, të cilët kaluan kufirin duke ndihmuar romët për të kaluar në Serbi dhe kurrë më nuk u panë të gjallë", ka shkruar Kandiq në Twitter.