Kandiq: Serbia kërkon shumë nga Kosova
Beograd, 3 prill - Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq ka thënë se Serbia po kërkon shumë nga Kosova dhe se qeveria serbe mund të tërhiqet nga marrëveshja.
Kandiq ka thënë për agjencin e lajmeve suedeze TT se Serbia duhet ta kuptojë që bashkëpunimi me autoritetet në Prishtinë është zgjidhja më e mirë për ata 100 000 serbë që sot jetojnë në Kosovë.
\"Të mos e kuptosh realitetin që Kosova s´është më pjesë e Serbisë, s´është gjë tjetër veçse pengesë e zhvillimit të ardhshëm të vendit. Unë druaj se qeveria serbe në çastin e fundit do të rikthehet në pozicionet e viteve të 90-ta\", tha Kandiq.