13 Janar 2025

Kandiq: Ivanoviq të trajtohet sikur Lushtaku

Beograd, 31 janar - Natasha Kandiq, aktiviste e të drejtave të njeriut në Beograd, vlerëson se EULEX-i ka bërë gabim kur ka lejuar Sami Lushtakun sa ishte në paraburgim nën dyshimet për krime lufte që të bëjë betimin, dhe sipas saj tash EULEX është i obliguar që një gjë të tillë t’ia lejojë edhe Oliver Ivanoviqit.

Duke e cilësuar arrestimin e Ivanoviqit, mu tani kur priten zgjedhjet për kryetar të Mitrovicës me dyshime se ka prapavijë politike, Kandiq thotë se megjithatë ai ka të drejtë të kërkojë prej EULEX-it të kandidojë edhe nga burgu, e nëse zgjedhet kryetar edhe të bëjë betimin, njëjtë siç ka bërë Sami Lushtaku, kur u kandidua për kryetar të Skenderajt.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)