13 Janar 2025

Kandiq: Gërmimet në Rashkë nuk është dashur të ndaleshin

Beograd, 5 janar - Drejtuesja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq, ka vlerësuar se bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë mund të japin rezultat për fatin e 1700 personave të pagjetur.

Në një intervistë për “Koha Ditore” ajo ka vlerësuar se kjo çështje e cila po del se është diskutuar veç një herë në Bruksel, duhet të merret më seriozisht nga të dyja palët Kosova dhe Serbia.

Ajo ka vlerësuar se nuk ka pasur asnjë arsye që të ndërpriten gërmimet në Rashkë, ky dyshohet se janë rreth 250 viktima të luftës në Kosovë.

Ndërkohë ajo është e pakënaqur me epilogun e proceseve gjyqësore që janë zhvilluar në Beograd për krime të luftës që janë bërë në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)