10 Janar 2025

Kandidati kryesor për president të Egjiptit premton njohjen e Kosovës

Kajro, 11 qershor - Kandidati kryesor për president të Egjiptit, Mohamed Mursi, pas një takimi që ka pasur me Beqir Ismailin, këshilltar i jashtëm i ministrit Enver Hoxhaj, ka deklaruar se e mbështet lirinë e popullit të Kosovës dhe vlerëson sakrificat e tij për liri e pavarësi.

Mursi është deklaruar se populli egjiptian ka mbështetur gjithnjë pavarësinë e Kosovës dhe nëse zgjidhet president, shumë shpejt do të marrë vendimin për njohjen e Kosovës.

Ai ka shprehur edhe interesimin për thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, veçanërisht tani pas rrëzimit të pushtetit të Mubarakut.

Edhe gjatë vizitës së vitit të kaluar të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj në Kajro, gjatë një takimi që pati zhvilluar me kandidatin për president të Egjiptit, Mohamed Mursi, ky i fundit pati premtuar njohjen e Kosovës në rast se do të fitonte në garën presidenciale.

Ndërkaq, Beqir Ismaili, këshilltari i ministrit Hoxhaj, gjatë takimit që ka zhvilluar sot me Mursin, e ka njoftuar atë për të arriturat e Kosovës dhe ka shprehur interesimin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy popujve e vendeve.

Mohamed Mursi është kandidat për president i Partisë për Liri dhe Drejtësi, që në zgjedhjet e fundit parlamentare ka fituar shumicën.

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, Mursi ka fituar përqindjen më të madhe të votave, ndërsa në raundin e dytë rival do ta ketë Ahmed Shafiqun, kryeministrin e fundit të Hosni Mubarakut.

Sondazhet e deritanishme e nxjerrin fitues Mohamed Mursin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)