22 Dhjetor 2024

Kanadaja zgjeron misionin e saj trajnues në Ukrainë

Otava, 28 janar - Kanadaja zgjati me tre vite të tjera misionin e saj të trajnimit të ushtarëve ukrainas dhe planifikon të zgjerojë këtë operacion, tha të mërkurën kryeministri Justin Trudeau.

Zoti Trudeau tha se ai ka autorizuar ushtrinë të dislokojë 60 anëtarë të tjerë personeli për t'u bashkuar me 200 trupa tashmë në terren, me kapacitet të mëtejshëm për ta rritur atë numër deri në 400. Kjo është pjesë e një angazhimi kanadez për të ndarë një ndihmë prej 268 milionë dollarësh amerikanë për Ukrainën.

Kryeministri kanadez tha se Rusia po përdor fuqinë dhe peshën e saj ushtarake për të ngacmuar dhe kërcënuar një demokraci të pavarur përmes një përpjekje për të detyruar Ukrainën të përkulet para vullnetit të saj.

“Ky është një kërcënim jo vetëm për ukrainasit, por për të gjithë ne që besojmë në të drejtat e qytetarëve për të zgjedhur qeveritë e tyre dhe për të zgjedhur drejtimin e vendit të tyre”, tha kryeministri Trudeau.

“Ne po shohim tani në mbarë botën një rrëshqitje të demokracisë, një sulm ndaj parimeve demokratike në forma të ndryshme. Por kërcënimi i drejtpërdrejtë i një pushtimi rus të Ukrainës, për të hequr aftësinë e popullit ukrainas për të zgjedhur të ardhmen e tij është diçka që na shqetëson të gjithë ata që e duan demokracinë.”

Kryeministri Trudeau tha se ndihma përfshin gjithashtu dërgimin e pajisjeve në Ukrainë, ndarjen e inteligjencës dhe mbështetje për mbrojtje nga sulmet kibernetike.

Misioni kanadez synon të mbështesë forcat ukrainase në mënyrë që vendi të mund të mbrojë sovranitetin, sigurinë dhe integritetin e tij territorial, tha kryeministri kanadez.

“Ky nuk është një mision luftarak, ky është një mision stërvitor. Ushtria kanadeze do të jetë aty për të këshilluar dhe ndihmuar. Ne do të vazhdojmë stërvitjen e ushtrisë ukrainase”, tha zoti Trudeau. "Në rast të një inkursioni ose pushtimi rus në Ukrainë, ne do të sigurohemi që ushtria kanadeze të mbetet e sigurt."

Kryeministri Trudeau tha se ministrja kanadeze e Mbrojtjes, Anita Anand do të udhëtojë në Letoni dhe Ukrainë për të vizituar ushtarët kanadezë në ditët në vijim. Zonja Anand tha se Kanadaja ka trajnuar mbi 30,000 ushtarë në Ukrainë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)