Kameron: Është e qartë se nuk do të mbahet samiti G8 në Soçi
Londër, 25 mars - Samiti i Grupit të tetë ekonomive botërore më të zhvilluara (G8) sivjet nuk do të mbahet në Rusi, siç u planifikua, deklaroi kryeministri britanik Dejvid Kameron.
Ai në Samitin për siguri bërthamore në Hagë theksoi se është \"absolutisht e qartë\" se G8, që u planifikua për në qershor në pushimoren ruse Soçi, nuk do të mbahet për shkak të situatës me Ukrainën.
BE-ja dhe SHBA-ja pas bashkangjitjes së Krimesë drejt Rusisë vendosën sanksione për një numër të caktuar të qytetarëve, ndërsa Moska zyrtare është paralajmëruar se do të ballafaqohet me masa plotësese në qoftë se nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Krimesë