Kamala Harris, edhe zyrtarisht kandidate demokrate për nën-presidente
Washington, 20 gusht - Kamala Harris ka pranuar nominimin e saj historik si kandidate e Partisë Demokratike të SHBA-së për zv-presidente duke kandiduar me Joe Biden. Harris u bë femra e parë me ngjyrë e cila kandidon për postin e zv-presidentes.
Senatorja nga Kalifornia gjatë fjalimit të saj në natën e tretë të konventës Demokratike, e cila mbahet live për shkak të pandemisë, akuzoi presidentin Trump për ‘udhëheqje të dështuar”.
“Dështimi i udhëheqjes së Donald Trump ka kushtuar jetë. Ne jemi një komb që pikëllon humbje jete, humbjen e vendeve të punës, humbjen e sigurisë”- tha Harris.
“Ne mund të bëjmë më mirë dhe të meritojmë shumë më tepër. Ne duhet të zgjedhim një president i cili do të sjellë diçka ndryshe, diçka më të mirë dhe të bëjë punën e rëndësishme. Nuk është për Joe, nuk është për mua, por është për ty”- Kamala Harris.
Dyshja Biden-Harris do të sfidojë presidentin Trump dhe zv-presidentin Mike Pence për në Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e 3 nëntorit.