12 Janar 2025

Kacin: Të kota diskutimet se kush me marrëveshje e pranoi Kosovën

Bruksel, 26 prill - Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, ka theksuar se debatet në Serbi në lidhje me atë se kush me marrëveshjen në Bruksel e ka njohur pavarësinë e Kosovës, janë joadekuate dhe të padrejta.

Sipas tij, fillimi i dialogut e ka bërë të qartë se asgjë nuk ka të bëjë për çështje të statusit.

Kacin ka theksuar se në qoftë se dikush dëshiron të marrë pjesë në politikë, atëherë duhet t’i dijë parimet dhe kornizat themelore.

”Kjo është arsyeja pse kjo çështje është e papërshtatshme dhe pse diskutime të tilla janë tërësisht përtej kuadrit racional”, ka deklaruar Kacin.

Beogradi dhe Prishtina, siç theksoi ai, kanë dëshmuar se brengosen për qytetarët e tyre, raporton Tanjug.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)