09 Janar 2025

Kacin: Serbia të heqë strukturat paralele

Bruksel, 13 mars - Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, ka kërkuar që të fillohet me heqjen e kujdesshme të të ashtuquajturave strukturave paralele në veri të Kosovës, në mënyrë që EULEX-i dhe KFOR-i të mund të zbatojnë mandatin e tyre plotësisht.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, në seancën plenare të parlamentit mbi konkluzionet e Këshillit të Ministrave edhe njëherë ka përshëndetur vendimin për dhënien e kandidaturës Serbisë.

Megjithatë, ai ka thënë se është e rëndësishme që Beogradi të mbajë një qasje konstruktive ndaj Kosovës tani dhe gjatë fushatës parazgjedhore, raporton Rel.

“Duhet të fillojë me heqjen e kujdesshme të të ashtuquajturave strukturave paralele në veri të Kosovës, në mënyrë që EULEX-i dhe KFOR-i të mund të zbatojnë mandatin e tyre plotësisht”, ka thënë europarlamentari Kacin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)