Kacin: Serbia nuk kushtëzohet me Kosovën
Bruksel, 22 gusht - Raportuesi i Serbisë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin, ka thënë se askush nuk kërkon nga Serbia që ta njohë Kosovën si kusht për të hyrë në Bashkimin Evropian.
Sipas tij nga Beogradi kërkohet që të arrijë rezultate konkrete nga dialogu me Prishtinën, duke përfshirë problemin e vulave, në mënyrë që të largohen barrierat tregtare në mes dy vendeve.