Kacin: Pozicioni aktual i BE-së ndaj Kosovës, zgjidhje e përkohshme
Bruksel, 13 shkurt - Raportuesi special i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin deklaroi se pozicioni aktual i BE-së ndaj Kosovës me status neutral, është zgjidhje e përkohshme kompromisi dhe se ai nuk hyn në atë se kur dhe cila do të jetë zgjidhja përfundimtare.
Kacin i tha televizionit të Bosnjes se Serbia para se ti bashkohet BE-së, patjetër duhet të ndryshojë kushtetutën, duke shtuar se unë si Jelko Kacin, qëmoti e di se Kosova është e pavarur dhe se nuk është pjesë e Serbisë.