10 Janar 2025

Kacin përshëndet përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë

Bruksel, 10 shtator - Nënkryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore Jelko Kacin, ka përshëndetur përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, por, ka vlerësuar se Kosova ka ende punë përpara për të mundësuar sundimin e plotë të tligjit.

“EULEX-i dhe KFOR-i mbesin në terren për t’iu ndihmuar institucioneve në Prishtinë, por përgjegjësia e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e zbatimit të ligjit, është më e madhe sesa më parë.\"

\"Të drejtat e njeriut duhet të jenë të garantuara për secilin qytetar, në veçanti për komunitetet pakicë dhe për të kthyerit serbë”, ka thënë Kacin përmes një deklarate të shkruar për media.

Ai ka vlerësuar se liderët kosovarë duhet të tregojnë pjekuri politike dhe përgjegjësi me të cilën do të forcohen përpjekjet për t’iu ofruar komunitetit serb në veri të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)