Kacin: Pa vulat ska Europë
Bruksel, 2 shtator - Serbia do ta ketë të vështirë integrimin në strukturat evropiane, pa zgjidhjen e çështjes së vulave me Kosovën. Kështu ka deklaruar raportuesi evropian për Serbinë, Jelko Kacin.
Afati kur është ende mundur që të ndikohet në raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Serbisë, kalon për disa ditë. Është koha të luajmë një lojë të rëndësishme. Bllokimi i raporteve ekonomike me Kosovën drejtpërdrejt e pamundësinë progresin në fushën rajonale të bashkëpunimit ekonomik dhe politik, ka thënë Kacin.
Sipas tij, mospranimi i vulave, të cilat i ka lëshuar UNMIK-u, shkon në dëm të qytetarëve të Serbisë dhe të Kosovës, përfshirë edhe veriun e Kosovës.
Shefi i Zyrës së Qeverisë serbe për raporte me media, Milivoje Mihajlovic, ka thënë se sot e kemi shansin të arrijmë deri te zgjidhjet konkrete.
Është e pakuptimtë që Prishtina të mendojë se me vula mund ta fitojë pavarësinë. Të tri palët në bisedimet duhet të tregojnë mirëkuptim, ka thënë ai.