06 Janar 2025

Kacin: Normalizimi i raporteve me Kosovën kusht për Serbinë

Bruksel, 11 dhjetor - Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është kusht i domosdoshëm për përparim më të shpejtë të Serbisë drejt Bashkimit Evropian, sepse pa arritjen e stabilitetit të plotë rajonal dhe të bashkëpunimit, asnjë shtet i Ballkanit Perëndimor, nuk mund të ketë integrim në BE.

Më tej, ai ka theksuar se asnjë nga politikanët e BE-së nuk ka kërkuar nga Serbia që të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Mendoj se Serbia, në vend se ta pranoj pavarësinë e Kosovës, më parë duhet ta pranoj se serbët në Kosovë janë pjesë e zgjidhjes: se ata në jug kanë dalur në zgjedhjet e atjeshme, se i kanë 14 deputetë në Kuvendin e Kosovës, dhe se i kanë tre ministra në qeverinë e HashimThaçit”, tha Jelko Kacin, për gazetën novosadase, Dnevnik.

Ai, po ashtu, ka rikujtuar se në veri të Kosovës qëndrojnë barrikadat dhe demonstruesit i sulmojnë forcat ndërkombëtare, në mesin e të cilave janë edhe ushtarët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Zoti Kacin ka kritikuar nënkryetarin e qeverisë së Serbisë në largim, Bozhidar Gjeliç, duke thënë se “fjalët e tij të rënda në llogari të Gjermanisë, javën e kaluar, nuk kanë dhënë fryte” dhe ka shtuar se “ato edhe njëherë në mënyrë të pakëndshme i kanë befasuar politikanët gjermanë dhe opinionin atje, e cila parimisht, e mbështet Serbinë”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)