Kacin: Ndarjet në vija etnike janё tё pamundura
Prishtinë, 12 tetor - Nёnkryetari i Delegacionit tё PE-sё pёr Evropёn Juglindore, Jelko Kacin, pas publikimit tё konkluzioneve tё Komisionit për Studimin e Fizibilitetit pёr Kosovёn, ka theksuar se Kosova ka pranuar porosinё qё perspektiva e anёtarёsimit nё BE ёshtё e qartё dhe e fuqishme.
Opinioni i Komisionit qё BE mund tё nёnshkruajë Marrёveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovёn ёshtё njё hap shumё i rёndёsishёm. Qeveria nё Prishtinё duhet tё pёrforcojë pёrpjekjet pёr krijimin e qeverisjes sё sundimit tё ligjit dhe tё pavarёsisё sё institucioneve.\"
\"Zhvillimi ekonomik dhe zvogёlimi i numrit tё papunёve ndёrlidhet drejtpёrsёdrejti me suksesin nё kёtё fushё, ka deklaruar Kacin.
Komisioni, me kёtё raport, sipas tij, ka konfirmuar pёrsёri qё ndarjet e reja nё Ballkanin Perëndimor sipas vijave etnike nuk janё tё mundura.
Kosova do tё mbetet njё tёrёsi politike dhe administrative nё tёrёsinё shtetёrore tё decentralizuar dhe moderne qё krejt pakicave u garanton tё drejtat e tyre.\"
\"Shoqёria multikulturore, multientike dhe multifetare nё Kosovё, ёshtё nё BE argumenti mё i fuqishёm, tё cilin duhet promovuar me zell nё Kosovё, nё shtetet anёtare dhe shtetet anёtare tё ardhshme, ka theksuar Kacin.