27 Dhjetor 2024

Kacin: Ndarja e Kosovës, sjell ndarjen e Serbisë

Bruksel, 13 gusht - “Asnjë nga luftërat e viteve 90-të, në Ballkan deri më tani nuk ka sjellë asnjë ndryshim kufiri shtetëror”.

Kështu ka deklaruar raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, i cili konsideron se kështu pritet të ndodhë edhe në rastin e Kosovës.

“Nëse flasim për ndarjen e Kosovës, atëherë mund të flasim edhe për ndarjen e Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe, në fund të fundit, edhe për ndarjen e Serbisë. Mendoj se askush nuk është i interesuar që të ndodhë një domino efekt i tillë, që sërish do ta destabilizonte Ballkanin Perëndimor”, u shpreh eurodeputeti slloven.

Kacin deklaroi se priten lajme pozitive nga Ballkani Perëndimor, që do të mundësojnë, që jo vetëm Serbia të fitojë statusin e shtetit kandidat për anëtarësim, por për dallim nga Maqedonia e cila tashti e gjashtë vjet pret këtë, të fitojë edhe datën për nisjen e negociatave me BE-në.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)