11 Janar 2025

Kacin: Ndarja e Kosovës ndarje të reja në Ballkan

Bruksel, 17 mars - Mos rregullimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës do të sjellë ngrirjen e ekonomisë së Serbisë, i këtij mendimi është Jelko Kacin, raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë.

“Marrëdhëniet e parregulluara të Serbisë dhe Kosovës do të bllokonin integrimet evropiane, por, mbi të gjitha, do të vinin flamurin e kuq para syve të investitorëve të huaj në Serbi”, ka thënë Kacin për mediat serbe.

Asnjëra nga shtetet nuk dëshiron që të krijohet jostabiltet, përfshirë këtu edhe Bashkimin Evropian. Ai po ashtu ka theksuar se Plani Ahtisaari ofron një bazë të shkëlqyer për zhvillimin e Kosovës dhe të drejtat e pakicave.

Indeksonline shkruan që Kaci ka përsëritur se është “absolutisht e papranueshme” ndarja e Kosovës, sepse një gjë e tillë “do të hapte kutitë e Pandorës për kërkesa të reja për ndarje në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”.

“Kosova është përcaktuar si tërësi politike, gjeografike, historike dhe ekonomike… Kosova mund dhe duhet të jetë shoqëri multietnike, multikulturore dhe multifetare”, ka thënë Kacin.

Prishtina dhe Beogradi janë duke zhvilluar bisedime në nivel kryeminstrash për normalizimin e marrëdhënieve. Aktualisht palët kanë mospajtime për formimin e një asociacioni të komunave serbe në Kosovë, për të cilin Beogradi kërkon përgjegjësi ekzekutive, ndërsa Prishtina kundërshton.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)