Kacin mbështet idenë e krijimit të një policie rajonale
Bruksel, 3 qershor - Ideja e krijimit të një policie rajonale të Ballkanit Balpol është pëlqyer dhe përkrahur nga raportuesi i Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Jelko Kacin.
Sipas Kacin, edhe më parë ishte e qartë se kriminaliteti nuk mund të luftohet me sukses pa ndërlidhjen e policive.
Kacin përshendeti të gjitha përpjekjet që forcojnë bashkëpunimin rajonal, sidomos kur bëhet fjalë për luftën kundër kriminalitetit.