Kacin: Marrëveshja po aq historike, sa fundi i Luftës së Ftohtë
Bruksel, 29 prill - Raportuesi i Parlametit Evropian për Ballkanin Perëndimor Jelko Kacin ka thenë se marrëveshja Kosovë-Serbi është historike aq sa mund të krahasohet me fundin e Luftës së Ftohtë.
Konflikti shumëvjeçar mes dy vendeve ka sjellë shpërbërjen e Jugosllavisë thotë Kacin për Veçernji list, citon Indeksonline.
Duke thënë se Ivica Daçiqin, në një mënyrë, mund ta quajmë Niksoni ballkanik, Kacin ka shtuar se marrëveshjen duhet ta nënshkruajnë dhe duhet ta zbatojnë ata që më së shumti e kanë mohuar pavarësinë e Kosovës.