28 Dhjetor 2024

Kacin: Marrëveshja përmirëson raportet Serbi-Kosovë

Bruksel, 5 shtator - Raportuesi i Parlamentit Evropian, për Serbinë Jelko Kacin, duke komentuar arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se marrëveshja për vulat doganore dhe për kadastrat, paraqet hap të rëndësishëm në përparimin e raporteve mes dy vendeve.

Ndër të tjera ai ka thënë se në të ardhmen, raportet evropiane dhe miqësore të Serbisë dhe Kosovës duhen ndërtuar në themele të shëndosha ekonomike të bashkëpunimit dhe tregtisë. “Kjo është në interes të Serbisë dhe të Kosovës dhe tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Kacin.

Sipas tij, situata në veriun e Kosovës nuk guxon dhe nuk duhet të zvogëloj rëndësinë e marrëveshjeve të arritura, se me arritjen e marrëveshjeve hapen dyert për hapa të mëdhenj në bashkëpunimin rajonal, që është qëllimi kyç për integrimet evropiane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)