Kacin: Marrëveshja Kosovë - Serbi do të arrihet të premten
Bruksel, 11 prill - Raportuesi për Serbinë, eurodeputeti slloven, Jelko Kacin ka deklaruar se marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do arrihet të premten.
Ai për televizionin ABC news, theksoi se afati për të propozuar amendamentet është të hënën, kështu që nevojiten rezultate konkrete para të hënës.
\"Ndoshta do të ketë një performansë folklorike, por e di që në fund do jemi krenarë për atë, që ata do të arrijnë, tha Kacin.