11 Janar 2025

Kacin: Kosova me status të kandidatit para ratifikimit të MSA-së

Bruksel, 7 dhjetor - Europarlamentari slloven, Jellko Kacin u takua në Bruksel me Ilir Dedën, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Hulumtimin e Politikës dhe Zhvillimit.

Ata dy zhvilluan bisedime lidhur me ndihmën shoqërisë civile në Kosovë, në dritën e dialogut Beograd-Prishtinë, për mbrojtjen e pakicave, lirinë e medieve, përgatitjen dhe zbatimin e zgjedhjeve, si dhe për fillimin e procesit të lidhjes së Marrëveshjes së stabilizim-asocimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe BE-së.
 
Siç thuhet në njoftimin nga zyra e Kacinit në Bruksel, europarlamentari slloven nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit dhe zbatimin e marrëveshjeve nga të dy palët.

Kacin shtoi se “çështjet e tjera të rënda me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare nuk bën të humbin në rëndësi. Përmirësimi ekonomik dhe lufta kundër korrupsionit duhet të fitojnë kujdesin e plotë të liderëve kosovarë”.

“Personalisht mendoj se politikanët kosovarë duhet të nisin vetë luftën kundër korrupsionit, sepse vetëm ata përpjekjet e tilla mund t’i çojnë deri në fund.\"

\"EULEX-i është mision i përkohshëm, i cili nuk mund të zëvendësojë rolin e drejtësisë, medieve dhe shoqërisë civile. Veçmas do të theksoja nevojën urgjente për përmirësimin e koordinimit ndërmjet Policisë dhe Prokurorisë në Kosovë”, tha Kacin.

Sipas tij, njëkohësisht suksesi në dialogun me Beogradin i sjell Kosovës marrëveshjen e stabilizim-asocimit.

“Konsideroj që Kosova para fundit të procesit afatgjatë të ratifikimit të MSA-së do të fitojë statusin e kandidatit, ashtu siç ka ndodhur me Serbinë”, përfundoi Kacin.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)