Kacin këshillon Zbogarin: Kujdes me strukturat paralele
Bruksel, 1 shkurt - Nënkryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian, Jelko Kacin, ka kërkuar që të shqyrtohen me kujdes strukturat në veri të Kosovës, të cilat financohen nga ana e Beogradit.
Kacin, gjatë këmbimit të mendimeve me përfaqësuesin e porsaemëruar të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, në Këshillin për politikë të Jashtme, ka theksuar ndërlikueshmërinë e problemit të strukturave paralele në veri të Kosovës, duke thënë se strukturat të tjera në veri të Kosovës nuk ka, njoftohet nga kabineti i Kacinit.
Në një takim të veçantë me Zbogarin ka thënë se nga ai pritet ndihmë që të dyja palët me kohë të arrijnë marrëveshje për emrin e përkohshëm me të cilin Kosova përfundimisht do të mund të marrë pjesë në takimet ndërkombëtare.
Marrëveshje e tillë do të eliminonte mëdyshjet dhe rezervat e disa anëtarëve të BE-së dhe do të mundësonte një vendim pozitiv për ndarjen e statusit të kandidatit Serbisë në sesionin e Këshillit të BE-së më 1 mars, ka thënë Kacin, transmeton Qik.
Nga ana e tij, Zbogar ka theksuar qëndrimin pozitiv ndaj integrimit evropian të Kosovës në dritën e hapjes së dialogut për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Kacin dhe Zbogar janë pajtuar se është i domosdoshëm rehabilitimi i thellë ekologjik dhe social i veriut të Kosovës.