Kacin: Ka ende mundësi për marrëveshje
Bruksel, 16 prill - Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë Jelko Kacin ka deklaruar se ende ka mundësi që Beogradi e Prishtina të merren vesh për kompetencat e komunave serbe në veri të Kosovës, njofton Tanjug.
\"Kjo marrëveshje do të ishte hap vendimtar drejt normalizimit të marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinës dhe kjo është interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve dhe të zhvillimit ekonomit të Serbisë e Kosovës dhe i të gjithë rajonit, ka thënë ai përmes një kumtese.