Kacin: Jo status i veçantë për veriun e Kosovës
Bruksel, 12 prill - Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin ka shprehur keqardhje të thellë për retorikën urryese ndaj Kosovës që është theksuar që kur ka filluar fushata elektorale në Serbi.
Në një intervistë për Tribuna Shqiptare, Kacin ka deklaruar se është e papranueshme që në fund të çfarëdo negociate për veriun të vendoset për ndonjë status të veçantë të bazuar mbi kriterin etnik. Sipas eurodeputetit slloven zgjidhja e problemeve në veri të Kosovës, duhet të bazohet në Pakon e Ahtisaarit.
Ai ka shtuar më tej se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë porsa të formohet qeveria e re në Beograd.
Gjithashtu Kacin ka theksuar se njohja e Kosovës nuk mund të jetë kusht për Serbinë, përderisa ende ka shumë shtete në BE të cilat nuk e njohin Kosovën si një shtet të pavarur.