Kacin: Do monitorojmë hapat e Nikoliçit drejt BE-së
Bruksel, 12 qershor - Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin ka thënë se presidenti i ri Tomisllav Nikolliç do të monitorohet për të vërtetuar nëse do të përmbushë premtimet për të ndjekur rrugën evropiane.
Duke raportuar për situatën në Serbi pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, Kacin ka theksuar se BE-ja do të vrojtojë me kujdes të gjitha hapat e hedhura nga presidenti i Serbisë
Duke marrë parasysh të kaluarën e tij nacionaliste, liderët rajonalë dhe Bashkimi Evropian do të shikojnë me kujdes hapat e tij të parë si president i Serbisë. Vizita e Nikolliçit më 14 qershor në Bruksel, për këtë arsye, ka një domethënie të veçantë, ka thënë Kacin.
Timosllav Nikolliç është inauguruar dje në postin e presidentit, në një ceremoni të bojkotuar nga liderët e rajonit.
Nikolliç ka zemëruar fqinjët me deklaratën se në Srebrenicë nuk është kryer genocid dhe se Vukovari i Kroacisë është një qytet serb.