11 Janar 2025

Kacin dhe Lunaçek përshëndesin takimin Nikoliq - Jahjaga

Bruksel, 28 janar - Raportuesit e Parlamentit Evrpian për Serbinë dhe Kososën, Jelko Kacin dhe Ulrike Lunaçek, përshëndetën takimin e paralajmëruar të presidentit të Serbisë Tomisllav Nikoliq dhe presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, sepse do të përmirësojnë situatën në rajon dhe do të jetë parakusht për progresin e Serbisë drejt anëtarësimit në BE, gjë që nënkupton marrjen e datës për fillimin e negociatave.

Kacin ka thënë se çdo takim i zyrtarëve më të lartë i kontribuon vendosjes së mirëbesimit dhe të marrëdhënieve nomale ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, shkruan gazeta serbe “Danas”.

Kacin ka shfaqur shpresën se ky takim do të jetë “kthesë në qasjen e çështjeve rajonale te Nikoliqi, i cili mund të kontribuojë edhe më shumë në pajtimin mes shteteve të Ballkanit Perëndimor”,

Ndërsa Ulrike Lunaçek thekson se “fuqishëm mbështet takimin e presidentëve të dy shteteve – Serbisë dhe Kosovës”.

Suzana Grubjeshiq, zëvendëskryeministre e Qeverisë serbe, e ka konfirmuar me rastin e vizitës së saj në Bruksel se Nikoliq do të takohet me Jahjagën, por nuk ka mundur të thotë datën e takimit, raporton kjo gazetë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)