Kacin: Beogradi t'i ftojë serbët të dalin në zgjedhje
Bruksel, 11 nëntor - Raportuesi i Parlamentit evropian për Serbinë,Jelko Kacin, i ka bërë thirrje Beogradit që ti ftojë serbët e Kosovëstë dalin në zgjedhjet e 12 dhjetorit, dhe shtoi se përfaqësuesit serbëjanë të nevojshëm në të gjitha organet e pushtetit në Kosovë.
Kush do ta kryejë punën për serbët në Kosovë, nëse kjo udhëheqësi nuk i fton serbët të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për vetveten, tha Kacin në një takim me gazetarë gjatë një tubimi në Beograd.
Duke folur për integrimet e Serbisë, Kacin ka thënë se asnjë çmim nuk mund të jetë aq i lartë për Serbinë për ta fituar statusin e vendit kandidat.