Kacin: BE si ka kërkuar Serbisë të njohë Kosovën
Bruksel, 14 dhjetor - Bashkimi Evropian nuk ka kërkuar nga Serbia që ta njohë Kosovën, ka thënë, raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, duke u përgjigjur në pohimet e zyrtarëve serbë se u është vënë një kushtëzim i tillë.
Sipas tij, deklarata e ministrit të brendshëm serb, Ivica Daciç, e cila u pasua edhe me deklaratën e presidentit serb, Boris Tadiç, se njohja e Kosovës është kusht për të fituar statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, është dhënë me për qëllime të brendshme politike, në kuadër të një fushate parazgjedhore.
Parlamenti Evropian nuk ka asnjë informacion se Komisioni Evropian do të mund të kërkonte nga Serbia njohjen e Kosovës. Unë qëndroj prapa kësaj deklarate. Asnjë vend tjetër, vend anëtar i BE-së, nuk mund të kërkojë njëanshëm një gjë të tillë, ka thënë Kacin