Jurinda: Sllovakia mund ta ndihmoj dialogun Kosovë Serbi
Bratisllavë, 27 gusht - Ish kryeministri i Sllovakisë, Mikulas Jurinda, ka propozuar që Sllovakia të ndihmoj si moderatore e dialogut Kosovë Serbi.
Kam dëgjuar nga presidenti i ri i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, se një vend, i cili nuk e ka njohur Kosovën mund të jetë moderator, tha Jurinda për agjencinë sllovake SITA.
Mikulas Jurinda, tash deputet dhe lider i Unionit Demokristian i Sllovakisë në opozitë, që aktualisht e ka vizituar Kosovën dhe Serbinë, është shprehur se Prishtina dhe Beogradi kanë besim në Sllovakinë.
Ai është shprehur se Sllovakia mund tiu transmetoj serbëve dhe shqiptarëve përvojën e vendit, i cili është formuar pas ndarjes.
Sllovakia mund të sjellë edhe përvojë nga modernizimi i administratës publike, nga shumë reforma nëpër të cilat kemi kaluar, e pa të cilat nuk do të lëvizë as Kosova, tha Jurinda, dhe shtoi se në Kosovë e kam parë mungesën e fabrikave, nuk kam parë tymtarë, mungojnë investimet, papunësia është e madhe.