Juppe: Italia ka probleme besueshmërie

Paris, 7 nëntor - Ministri i Jashtëm Francez, Alain Juppe, ka hedhur pretendimin se Italia ka probleme besueshmërie.
Në deklaratën që Juppe bëri në radion Europe 1, tha se Italia e cila kohët e fundit për shkak të besueshmërisë po përjeton probleme serioze, tërhoqi vëmendjen se ajo duhet të tregohet më e kujdesshme në lidhje me premtimet e reformave dhe tha:
"Është një e vërtetë se Italia ka probleme besueshmërie. Ajo duhet të përpiqet kundër pasigurisë".
Ndërsa lidhur me kërkesën për monitorimin nga FMN-ja dhe Komisioni Evropian të masave të Italisë për mbylljen e deficitit buxhetor dhe pakësimin e borxhit publik, Juppe tha: "Mendoj se kjo është diçka e natyrshme që duhet bërë për të qetësuar tregjet".
Juppe gjithashtu nënvizoi faktin që Italia është një vend i madh me ekonomi të fuqishme.