15 Janar 2025

Juncker propozohet si President i Komisionit Evropian

Bruksel, 28 qershor - Udhëheqësit e Bashkimit Evropian emëruan ish kryeministrin e Luksemburgut Jean-Claude Juncker si kreun e ri të organizatës prej 28 vendesh.

Emërimi vjen pas disa javë përplasjesh politike për shkak të kundërshtimit të ashpër të Britanisë për kandidaturën e tij.

Në takimin e sotëm të krerëve të shteteve të BE-së, u shkel tradita e deritanishme e emërimit të presidentit të Komisionit Evropian me konsensus, për shkak të kundërshtimit të kryeministrit britanik David Cameroon. 

Kandidatura e zotit Juncker duhet të miratohet tani nga parlamenti evropian para se ai të fillojë detyrën e re pas disa muajsh, duke zëvendësuar presidentin e deritanishëm Manuel Barroso. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)