Juncker: Kërcënimi i S&P është i ekzagjeruar dhe i padrejtë
Bruksel, 7 dhjetor - Kryetari i grupit të ministrave të Financave të zonës euro, Jean-Claude Juncker, e vlerësoi sot të ekzagjeruar dhe të padrejtë kërcënimin e agjencisë së vlerësimit financiar Standard & Poors për uljen e notës për të gjitha vendet e rajonit, në një intervistë për një radio gjermane.
Jemi duke e kontrolluar krizën e borxhit, po fuqizohemi dhe po reformohemi, po reformojmë edhe mënyrën se si qeverim, deklaroi ai për Deutschlandfunk.
Më habiti shumë ky lajm që erdhi në prag të samitit evropian. Mund të jetë vetëm një koençidencë, shtoi ai.
Nuk duhet tu japim agjencive të vlerësimit më tepër rëndësi nga sa meritojnë, theksoi ministri i Financave të Luksemburgut, duke kujtuar se ato nuk e kanë kapur krizën e kredive hipotekare me rrisk në Shtetet e Bashkuara në vitet 2007-2008.
Standard & Poors njoftoi dje se parashikon të ulë vlerësimin për borxhin afatgjatë të 15 vendeve të zonës euro, ndër të cilat atë të gjashtë vendeve që kanë vlerësimin më të lartë me AAA, si Franca dhe Gjermania.