29 Dhjetor 2024

Jugu i Serbisë kërkon bashkim me Kosovën

Bujanoc, 11 tetor - Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu vlerësoi se të gjithë shqiptarët nga jugu i Serbisë dëshirojnë që ajo pjesë t’i bashkangjitet Kosovës.

Musliu për agjencinë Beta deklaroi se shqiptarët nga jugu i Serbisë do të kërkojnë që problemet e tyre, të cilat për 11 vjet nuk i ka zgjidhur pushteti në Serbi, të zgjidhen në Kombet e Bashkuara, raporton Infosot.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës duan ta dinë se cili është fat i tyre dhe se këtë përgjigje do ta kërkojnë nga Kombet e Bashkuara\", tha Musliu, që njëkohësisht është lider i Lëvizjes për Progres Demokratik.

\"Do të kërkojmë që të implementohet marrëveshja e Konçulit me të cilën mori fund konflikti në Preshevë dhe Bujanoc, në vitin 2001. Askush nuk dëshiron që të ketë konflikte të reja, ajo kohë ka kaluar, por varet edhe nga Serbia se problemet a do të zgjidhen me rrugë politike. Bashkimi me Kosovën është vullneti it ë gjithë shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës\", tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)