12 Janar 2025

Jugu i Kinës goditet nga një tërmet 7 ballësh

Pekin, 20 prill - Një tërmet i fuqishëm pothuajse 7 ballë ka goditur rajonin jugor të Kinës, Sichuan.

Qindra vetë mund të kenë vdekur apo të jenë plagosur, bën të ditur media shtetërore.

Për momentin njoftohet për 12 të vdekur të konfirmuar, por disa media të tjera thonë se numri mund të jetë shumë herë më i lartë.

\"Tërmeti në Ya\'an Lushan ka plagosur apo vrarë me qindra persona\", është cituar nga një uebsajt zyrtar të ketë thënë byroja e Sichuan-it.

Agjencia amerikane Gjeologjike (USGS) bëri të ditur se tërmeti, i cili ishte i magnitudës 6.6, e kishte epiqendrën 80 km në perëndim të qytetit të Linqiong.

Ajo shtoi se lëkundjet ndodhën në thellësinë prej 12, 3 km, teksa nuk është bërë ende e ditur nëse ka patur viktima.

Zona në fjalë është terren që preket shpesh nga lëkundjet sizmike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)