Jugoviq: Serbia ka rastin të marrë statusin special të veriut të Kosovës
Beograd, 16 korrik - Nënkryetari i Lëvizjes së Rimëkëmbjes Serbe, Aleksandar Jugoviq ka vlerësuar se Serbia, nëse pranon pjesën jo statusore të Planit të Ahtisarit, ka rastin që të marrë statusin special të veriut të Kosovës, të ngjashëm me atë të Tirolit të Jugut në Itali.
Ai ka thënë se është e pamundur në Kuvendin e Serbisë të arrihet konsensusi për Kosovën, por është e mundur të sigurohet shumica parlamentare për të pranuar pjesën jo statusore të Planit të Ahtisarit si bazë të dialogut politik mes Beogradit dhe Prishtinës dhe BE-së.