11 Janar 2025

Judah: Tragjedi nëse nuk nënshkruhet marrëveshja

Prishtinë, 7 prill - "Mendoj se Kosova është sfida më e madhe, mendoj se nuk ekziston asnjë problem tjetër thelbësor. Por kjo çështja e mosdefinimit të kufijve, në kuptimin se Serbia nuk njehë pavarësinë e Kosovës, mendoj se ky është problem i madh.

"Të huajt por edhe njerëzit nga rajoni, kanë qenë të shokuar me kualitetin e bisedimeve dhe me faktin se Daciq dhe Thaçi kanë qenë të aftë të bisedojnë në mënyrë konstruktive. Nëse në fund të procesit nuk ka marrëveshje, kjo do të jetë një tragjedi. Tani për tani, deri në fund të këtij raundi të fundit, dialogu ka qenë mjaft i mirë", ka thënë analisti britanik Tim Judah.

‘Çështja thelbësore është nëse do të ketë marrëveshje apo jo. Nuk jam i sigurt, e gjitha është në ajër. Shumë çka varet nga Qeveria në Beograd. Z. Thaçi tha se pala kosovare pajtohet me propozimet e ofruara. Beogradi thotë se kjo është një marrëveshje jo e mirë dhe për këtë arsye nuk e kanë pranuar’, thotë Judah.

Mediat serbe transmetuan se duke nënvizuar se ende ka hapësirë për diplomaci telefonatash dhe se aktorët kyç do të përpiqen të shpëtojnë marrëveshjen, të bëjnë përpjekje të ofrojnë qëndrimet e dy palëve, Judah vlerëson se është koha e duhur që marrëveshja të arrihet
.
‘Është me rëndësi të shfrytëzohet momenti. Tani ose kurrë. Nëse nuk ka marrëveshje, nuk do të ketë raund tjetër. Ketrin Eshton tha se ky ka qenë takimit i fundit formal, që implikon se kjo është e gjitha dhe se nuk ka raund të ri. Kuptohet kjo lehtë mund të ndryshojë. Të supozojmë se ka marrëveshje dhe se procesi vazhdon. Nëse ky proces, jo domosdoshmërish në nivel të kryeministrave me pjesëmarrjen e Eshton, të jetë i suksesshëm, do të hapen një numër çështjesh të lidhura për zbatim etj. Në këtë rast jam shumë i bindur se BE do të jetë edhe më tej ndërmjetës dhe se do të ndihmojë’.

Ai konsideron se zbatimi i marrëveshjes eventuale në terren nuk do të jetë aspak i lehtë. ‘Asgjë nuk do të jetë e lehtë, por kjo nuk është arsyeja që marrëveshja të mos arrihet. Do të jetë vështirë, të shikojmë vetëm marrëveshjet e kaluara. Marrëveshja për fusnotë apo kadastër, të gjitha këto gjëra kanë qenë të vështira dhe do të jenë të vështira. Dhe nëse arrihet marrëveshja për veriun, do të jetë shumë vështirë të zbatohet. Por njëherë kur qeveria nënshkruan marrëveshjen, do të mbetet tek zyrtarët dhe njerëzit në terren që ta zbatojnë atë. Kjo është punë e tyre’, tha ai.

Ai nuk ka dilemë nëse Kosova është sfida më e madhe e Serbisë në rrugën drejt BE.

‘Mendoj se Kosova është sfida më e madhe, mendoj se nuk ekziston asnjë problem tjetër thelbësor. Por kjo çështja e mosdefinimit të kufijve, në kuptimin se Serbia nuk njehë pavarësinë e Kosovës, mendoj se ky është problem i madh. Nuk është befasi se njerëzit më Bruksel pas përvojës me Qipron, është më e fuqishme në qëndrime. Përvoja me Qipron, ka qenë model dhe njerëzit kanë thënë ‘nuk dëshirojmë më këtë ta bëjmë’, tha Judah. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)