Judah: Thaçi mund të bëj vetëm zhurmë për zgjedhjet në veri
Londër, 9 mars - Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Slavica Dukiç Dejanoviç, ka thënë se zgjedhjet do të mbahen në të gjitha komunat ku kryetarëve u ka mbaruar mandati. Në anën tjetër, shefi i ekipit negociator serb për bisedime me Prishtinën, Borislav Stefanoviç, ka thënë se Serbia ende nuk ka marrë ndonjë vendim për këtë.
Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkan, Tim Judah, njëkohësisht analist në The Economics, thotë presidenti serb Boris Tadiç është në dilema të mëdha.
Nëse nuk i mban zgjedhjet në Kosovë, mund të akuzohet se është tradhtar; nëse i shpallë, ai do ta fus veten në zemërimin e bashkësisë ndërkombëtare që deri tani i ka ofruar mbështetje, ka thënë Judah për Radio Evropa e Lirë, edicionin në gjuhën serbe. Duke komentuar deklaratat eambasadorit amerikan në Kosovë, Christopher Dell, ka thënë se vendimi për zgjedhjet serbe në Kosovë do të ishte në dëm të Serbisë, Judah mendon se me këtë problem ka ndikim Europa se SHBA.
Një vonesë në integrimin evropian të Serbisë ka ndodhur për shkak të kushteve që ndërlidheshin me Kosovën. Ndërsa, nëse bën lëvizje me zgjedhjet në veri të Kosovës, atëherë Serbia ia ka përgatitur vetes edhe një tjetër bllokim, shton Judah.
Në pyetjen se nëse ndodhë një skenar i tillë, cili do të ishte reagimi i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, Judah përgjigjet: Sigurisht se do të bëjë zhurmë të madhe për këtë. Por, nuk mendoj se do të mund të bëj më shumë se kaq.